KKT miraton projektin për 'Loro
Boriçin', me standarte të UEFA-s

KKT miraton projektin për 'Loro<br />Boriçin', me standarte të UEFA-s
Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur për të nisur punimet për rikonstruksionin e Stadiumit “Loro Borici”. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama menjëherë pas mbledhjes së zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
 
“U vendos për rindërtimin e stadiumit të Shkodrës sipas standarteve të UEFA-s. Ky qytet tashmë do të ketë një stadium ambicioz, ashtu siç e meriton”, theksoi kreu i qeverisë.  Kryeministri shtoi se “projekti për stadiumin do të prezantohet brenda disa ditësh”. 

“Loro Boriçi” do të bëhet kështu impianti i dytë në vend ku mund të luajë skuadra kombëtare. Aktualisht, kushtet e kërkuara për një ndeshje ndërkombëtare në vendin tonë i plotëson vetëm “Elbasan Arena”. Sipas projektit stadiumi i ri në Shkodër do të mbajë 17 mijë tifozë dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro.

Rama nuk ka harruar të bëjë batuta edhe për datën 1 Prill, pasi sipas kryeministrit shkodranët e kanë patur 1 Prill gjithë vitin për shkak të gwnjeshtrave gjatë qeverisë së djathtë. E ndërkohë shefi i qeverisë ka theksuar se dëmshpërblimet për pronat e banorëve përreth stadiumit do të bëhën sipas ligjeve në fuqi.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'