Klajda Gjosha lë Kolonjën, zgjidhet
kryetare e LSI në Njësisë nr.1, Tiranë 

Klajda Gjosha lë Kolonjën, zgjidhet<br />kryetare e LSI në Njësisë nr.1, Tiranë 
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është zgjedhur kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë nr.1 në Tiranë. 

Vetë Gjosha ka shkruar në Facebook, duke falenderuar delegatët e LSI për votëbesimin, se është një sfidë dhe përgjegjësi për të.  

"Mbështetja juaj, më inkurajon fort që të gjithë bashkë me përkushtimin maksimal, të punojmë edhe më shumë për LSI-në, forcën tonë politike e cila ka qenë dhe mbetet pranë qytetarëve të këtij vendi duke ofruar një shans për të gjithë!", shkruan Gjosha. 

Ndërkohë, zgjedhja si kryetare dege në Tiranë, e largon Klajda Gjoshën nga qarku i Korçës dhe zona e Kolonjës ku ka qenë e angazhuar prej një kohe të gjatë.

Në këto zona tashmë janë angazhuar Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. 

Postimi i Gjoshës në Facebook:
"Mirenjohje dhe falenderimet me te sinqerta per te gjithe delegatet e LSI-se, te cilet me besuan sot, pozicionin e Kryetares se Njesise nr. 1 ne Tirane. Ne vitin 2013, votat tuaja me dhane mundesine te jem anetare e Kuvendit te Shqiperise. Mbeshtetja juaj, me inkurajon fort qe te gjithe bashke me perkushtimin maksimal, te punojme edhe me shume per LSI-ne, forcen tone politike e cila ka qene dhe mbetet prane qytetareve te ketij vendi duke ofruar nje shans per te gjithe!" 

klajda gjosha
(Postimi i Klajda Gjoshës në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve