Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim ambasadorin e Lituanisë, rezident në Athinë Alfonsas Eidintas.
Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat që Shqipëria ka përpara në lidhje me procesin e integrimit.
Ministrja Gjosha, u shpreh se mbështetja e vendeve anëtare në këtë rrugë pa kthim të vendit, ka qenë dhe mbetet e madhe.
Ajo e informoi ambasadorin mbi ecurinë e punës për plotësimin e pesë prioriteteve, rekomandimet e Komisionit Europian në raportin e muajit tetor dhe masat që po ndërmerren për të reflektuar këto rekomandime.
Theksi u vendos tek reforma në drejtësi, e cila sipas Ministres Gjosha është thelbësore për të çuar përpara procesin e integrimit.
Ministrja theksoi se të gjithë janë të vetëdijshëm që kjo reformë duhet të jetë e thellë, e mirëmenduar dhe do të mundësojë që Shqipëria të bëjë një hap tjetër përpara me procesin, duke kërkuar në vijim një rekomandim për hapjen e negociatave.
Ambasadori i Lituanisë, vlerësoi progresin e Shqipërisë me reformat në kuadër të procesit e integrimit. Ambasadori shprehu gjithashtu mbështetjen e Lituanisë, për ta parë sa më shpejt Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com