REPORT TV zbardh detaje të reja nga mega operacioni që vendosi në pranga 39 persona, ndërsa 12 janë në kërkim, pasi akuzohen se trafikun në SHBA, Kanada dhe Angli mbi një mijë shqiptarëve, kundrejt shumave nga 7 mijë paund te 30 mijë dollarë.

Personat që pajiseshin me dokumente false i dorëzonin paratë te trafikantët në dy mënyra, e para duke i ngrirë në bankë për një afat të caktuar dhe e dyta duke i lënë te persona të tretë të besueshëm. Dhe në momentin që arrinin në destinacionin e premtuar, trafiknatët merrnin paratë.

Grupi vepronte prej më shumë se 1.5 vitesh, ndërsa operacioni që përfundoi mbrëmë nisi që në dhjetor. Operacioni është shtrirë në disa shtete në Europë, ndërsa u realizua në bashkëpunim me autoritetet e SHBA, Kanadasë dhe Britanisë.

d.b/shqiptarja.com