‘Klasikja’ e Europianëve, Spanja dhe Italia ndeshen për të pestën herë rradhazi në këtë kompeticion! Statistikat flasin për ‘Furinë e Kuqe’

‘Klasikja’ e Europianëve, Spanja dhe Italia ndeshen për të pestën herë rradhazi në këtë kompeticion! Statistikat flasin për ‘Furinë e Kuqe’

Spanja dhe Italia

Në 5 kampionatet e fundit Europiane, Spanja dhe Italia janë përballur me njëra tjetrën dhe sonte do të sfidohen që në fazën e grupeve në Gelsenkirshen.

Italia e ka eliminuar Spanjën në dy kompeticionet e fundit. Me penallti në Euro 2020 dhe në 2016-tën fitoi 2-0 ndërsa Spanja i mundi të kaltrit në finalen e Euro 2012, me rezultatin 4-0.

Në grupin B ku bën pjesë edhe Shqipëria, Spanja dhe Italia i kanë nga tre pikë falë ndeshjeve të para ku Spanja mundi 3-0 Kroacinë e Italia 2-1 Shqipërinë.

40 përballje në të kaluarën mes spanjollëve dhe Italianëve që e shndërron këtë sfidë në klasiken e kampionateve Europiane.

13 ndeshja i kanë fituar Furitë e kuqe, 16 kanë përfunduar në barazim ndërsa 11 të kaltrit.

Spanja merr pjesë për herë të 12-të në kampionatet Europiane dhe e ka fituar 3 herë këtë kompeticion, e fundit në 2012-tën.

Italia është kampione e Europës dy herë dhe fituesja në fuqi.

Trajnerët Spalleti dhe De La Fuente nuk pritet të ndryshojnë shumë nga ndeshjet e para dhe sfida pritet të jetë spektakolare.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja