Klasikja me Tiranën, kryebashkiaku Benet Beci 'karikon' Vllazninë: Ta kthejmë në festë
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para "Klasikes së futbollit shqiptar", Vllaznia - Tirana, që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi” duke nisur nga 17:00.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para "Klasikes së futbollit shqiptar", Vllaznia - Tirana, që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi” duke nisur nga 17:00. Benet Beci përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultet e arritura deri tani ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë
"Kam shumë besim, por me zemër siç e bëni gjithmonë të na dhuroni një fitore. Këtë herë ua kërkoj pa më shumë për një fitore. Do jemi më shumë prezent, qyteti dhe bashkia kanë probleme, por po i kalojmë dhe po krijojmë një frymë. Dua që Vllaznia të jetë një frymë. Dua që fitoren e radhës ta kthejmë në një festë për qytetin", tha Beci.
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi falenderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vemendjen ndaj klubit.
"Në emër të ekipit dua të të përgëzoj se është një qasje e re, frymë e re. Të përgëzoj për punën e mirë që po bën dhe që do bëjmë në të ardhmen", tha Alban Xhaferi.
Ndeshja Vllaznia - Tirana, do të luhet të shtunën në orën 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, një ndeshje që pritet të kthehet në një ditë feste për Shkodrën dhe tifozët kuqeblu që do të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të zemrës.
Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës ndërkohë që janë premtuar edhe plot supriza të tjera për tifozët e pranishëm.
FOTOLAJM/ Vllaznia me mesazh të qartë për lojtarët: Armiku numër 1, mos na hipi vetja në qejf!
Vllaznia luan të shtunë në 17:00 me Tiranën në Shkodër, me duelin "Klasik" që vlen për raundin e 26-të në Superligë. Shkodranët kanë tre fitore radhazi dhe mbajnë vendin e dytë në renditje, shtatë pikë pas Egnatias kryesuese.
Drejtuesit e kuqebluve kanë ditur si t'i mbajnë lojtarët me 'këmbë në tokë', teksa një pankartë tërheq vëmendjen. "Armiku numër 1, mos na hipi vetja në qejf", shihet e shkruar në zhveshtore.