Klaudja : Banorët si “grup pensionistësh”

Klaudja : Banorët si “grup pensionistësh”
Vazhdojnë dinamikat dhe debatet brenda shtëpisë së Big Brother. Erioni dhe Klaudja kanë qëndruar së bashku duke biseduar në kopësht. Më pas ajo hedh mendimin për të shkuar në sauna pasi konkurrentët e tjerë të cilët rrinë së bashku janë si “Grup pensionistësh” për të. Gjithashtu Klaudia shprehu keqardhjen e saj në momentin që do të largohet edhe konkurrenti i fundit nga shtëpia dhe dritat e saj do të fiken. Ndërkohë në sallon qëndrojnë Elvisi me Arjolën. Në një moment ai kërkon Arjolës që t’i bëjë një masazh por ajo refuzon, kështu ai i thotë se është egoiste pasi pak minuta më parë Elvisi i kishte bërë  masazh. Më pas djali bën një koment për vajzat e shtëpisë dhe Arjola i përgjigjet se nuk i kupton pasi në një moment  të lavdërojnë dhe në një tjetër ofendojnë. Gjithashtu në kopësht kanë qëndruar edhe Albulena me Edin të cilët kanë biseduar për ndryshimet në sjelljen e Klaudjas duke aluduar se e ka këshilluar Erioni. Albulena u shpreh se ka debatuar me Klaudjan dhe se ia ka thënë në sy mendimet për të. (xh/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë