Disa nga konkurentët qëndrojnë në kopësht duke biseduar e Elvisi i pyet vajzat përse nuk merren me palestër, ndersa shton se vet ai ka gjashtë vite që bën palestër. Klaudja përgjigjet se e ka frekuentuar palestrën më parë, dhe shprehet se pamja e jashtme ndikon shumë në marrdhëniet me njerëzit. Ajo thotë se shumë miq të saj i kanë vënë në dukje, që në pamje të parë të jep një përshtypje tjetër nga ajo që krijojnë për të, kur e njeh. Flori shprehet se Klaudja i është dukur shumë serioze në përshtypje të parë e ajo përgjigjet se e ka fituar si refleks nga puna që bën, pasi i duhet të ruajë seriozitetin e të përcjellë autoritet.(xh/shqiptarja.com)