Klaudja: Nëse Erioni më bën për vete, do lidhemi

Klaudja: Nëse Erioni më bën për vete, do lidhemi
Një ndër banoret me karakter më të veçantë që ka marrë pjesë si konkurrente në shtëpinë e Big Brother 5 është padyshim Klaudja. Ajo pak javë më parë vendosi të lërë me dëshirën e saj këtë reality show për shkak të presionit brenda shtëpisë. Gjithashtu konkurrentja do të mbahet mend edhe për historinë nisur brenda BB5 me Erionin. Megjithatë vetëm një javë më parë Klaudja u rikthye në shtëpi pikërisht për shkak të Erionit dhe deklaratave të tij. Djali nga Tirana është shprehur se ai kishte ende të paqartë lidhjen e tij të shkuar me një vajzë e cila jetonte në Greqi. Ishte pikërisht ky pohim çka detyroi Klaudjan të rikthehet edhe njëherë në Big Brother, për t’i kërkuar një shpjegim Erionit. Pas takimit me të dhe situatës së krijuar Klaudja vendosi të mos e presë më dhe t’a konsiderojë thjesht si një shok. Në një intervistë për suplementin “THASH&THEM” vazja rrëfen ndjesitë pas takimit, arsyet pse vendosi t’a ritakonte ende pa dalë ai nga Big Brother si dhe për qëndrimin që do të mbajë pasi Erioni të përfundojë lojën e tij në këtë reality show.

Klaudja, si u ndjetë kur u përballët sërish me Erionin?

Mund të them se u ndjeva disi më e liruar.

Pse vendosët ta ritakonit, ende pa mbaruar gara?

Sepse nuk më pritej derisa të përfundonte Big Brother dhe kisha dëshirë t’ia thoja aty ku nisi gjithçka.

Çfarë ndjetë kur e patë përsëri?

Të them të vërtetën, mendoj se u emocionova disi.

U zhgënjyet nga sjellja e tij?

Jo aspak e prisja, një reagim të tillë prej tij.

Sa i sinqertë ju duk në ato çfarë ju pohoi?

Mund të them se mu duk 50 me 50, i sinqetë në ato që më tha.

Ju kishte premtuar Erioni diçka më tepër përveç miqësisë, që ju shtyu për të merrnit vendimin për ta ritakuar?

Përderisa vendosa të rikthehesha përsëri në shtëpi, dhe për t’i thenë ato çfarë i pohova, po më kishte premtuar.

Tu duk një tjetër Erion, nga ai që kishit lënë kur dolët nga shtëpia?

Po i njëjti pa asnjë ndryshim.

Si do të jenë relatat tuaja me daljen e tij nga BB?

Besoj se do të jemi thjesht shokë.

Nëse Erioni ju kërkon më shumë se miqësi, do të ishit e gatshme të për diçka të tillë?

Nëse Eri arrin të më bëj përsëri për vete pse jo, mund të kishim diçka më shumë bashkë.

Ju keni deklaruar se jeni takuar me babanë e tij, dhe pas takimi thatë që Erioni ishte i juaji, çfarë ju tha babai i tij që dolët në këtë konkluzion?

Këtë fakt nuk e kam deklaruar asnjëherë.

Jeni ritakuar me të, pas rihyrjes në BB?

Jo, nuk jemi takuar.

Çfarë ndjesi patët kur rihytë edhe njëherë në BB?

Përjetova një ndjesi shumë të bukur dhe të veçanta. Vura re që më kishte marr malli për shtëpinë e Big Brother.

U penduat që u larguat nga ky reality show?

Jam penduar sepse tani qe jam më e kthjellët, dhe duke parë sesa më ka mbështetur publiku jashtë, do të doja të hyja përsëri.

Me cilin nga ish konkurrentë e BB, mbani kontakte tani që jeni jashtë?

Marrëdhënie shumë të mira vazhdoj të ruajë me Ermirën, Vlashin dhe Metin.

Pak kohë pasi dolët nga BB, më keni thëne që nuk do të mbani kontakte me Anilën, vazhdoni të mbani të njëjtin qëndrim?

Absolutisht që po.

Ju kemi parë që keni qenë në Kosovë me Metin, me të cilin nuk keni patur afrimitet brenda shtëpisë, si janë relatat tuaja tani?

Mund të them se jemi miq të mirë.

Ku qëndruat në Kosovë?

Tek shtëpia e Metit, pasi siç e kanë zakonë kosovarët nuk të lenë të ikësh në hotel në asnjë mënyrë.

Keni realizuar edhe disa fotografi me Metin, do t’iu shohim edhe si modele tani?

Si modele, pse jo nëse do të më ofrohet një gjë e tillë, nuk do t’a refuzoja. Kjo edhe për faktin që e kam berë këtë punë edhe përpara se të merrja pjesë në Big Brother Albania.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi