Klaudja pret floket si Genta

Klaudja pret floket si Genta
Banorët të gjithë ndodhen në oborr dhe ndërsa shijojnë rrezet e ngrohta të diellit shkëmbejnë biseda të ndryshme mes njëri-tjetrit. Klaudja thotë se do të dëshironte që të priste flokët. Ajo u kërkon banorëve të tjerë që të japin mendimin e tyre për këtë gjë. Një pjesë e tyre i thonë që t’i presë flokët si Genta sepse është një model i bukur, ndërsa një pjesë tjetër nuk janë dakord me këtë gjë.
E ndërsa diskutojnë për flokët e Klaudjas nuk mungojnë as ngacmimet dhe fjalët me ironi. Kështu Arbri i thotë “prit deri të shtunën dhe priji kur të dalësh jashtë”. Klaudja i thotë se ajo është e sigurtë që nuk ka për të dalë këtë javë dhe më pas u thotë banorëve se tashmë e ka vendosur që t’i presë Flokët si Genta.
Klaudja i kërkon Vlashit që t’i presë flokët dhe të dy shkojnë në banjë për të prerë flokët e Klaudjas. Aty shkojnë edhe Genta, Ermali dhe Arbri të cilët komentojnë pamjen e Klaudjas. Edhe ajo vetë bën shaka duke thënë se tashmë po bëhen sikur u ka rënë sëmundja në Big Brother me këtë mënyrë qethjeje.
Më pas të gjithë komentojnë modelin e ri të flokëve të Klaudjas dhe bëjnë shaka me të.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring