Klaus Gjasula: Kemi tifozët më të mirë, ndjesia e autogolit e shëmtuar


Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares foli pasi ekipi i Shqipërisë u kthye këtë pasdite në Tiranë, fill pas eliminimit nga Euro 2024.

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm. Jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë.

Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë Evropian? Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin.

Nota për kombëtaren? Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian", tha Gjasula.


Lajmi kryesor:

Kombëtarja mbërrin në Rinas/ Sylvinho konfirmon qëndrimin: Jam pjesë e kësaj pune! Tifozët ishin të pabesueshëm, ishim më shumë se gjermanët


S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut