Klauzolë 50 milionë euro, Juventusi pas futbollistit të Spanjës

Klauzolë 50 milionë euro, Juventusi pas futbollistit të Spanjës

Pau Torres

Juventusi është pranë marrëveshjes me Villarreal për 26-vjeçarin Pau Torres. "Sport" në Spanjë raporton se bardhezinjtë janë 'shumë të etur' për Torres dhe një marrëveshje është 'pranë finalizimit'. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar ka një kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024, e cila përfshin një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, me Juven që e kërkon transferimin këtë verë.

Sipas medias në fjalë, bardhezinjtë janë takuar dy herë me Villarrealin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme dhe të dyja takimet kanë qenë 'të favorshme'. Të dyja palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje, por sugjerimi është që Villarreali është i vetëdijshëm se nuk do të jetë në gjendje të mbajë Torres përtej kësaj vere dhe mund të jetë i përgatitur të pranojë një ofertë nga "Zonja e Vjetër".

Ditët në vijim priten të jenë vendimtare, me një sërë klubesh të tjera të interesuara për qendërmbrojtësin, megjithatë Juventusi mendohet të jetë më afër në garën për nënshkrimin me spanjollin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja