KLD, asnjë vëmendjeve akuzave
të Tahirit për disa gjyqtarë

TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një mbledhje me dyer të mbyllura, nuk ka diskutuar fare për disa shkelje flagrante të gjykatësve, vënë në dijeni dy herë nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, siç ishte rasti i gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliut, që liroi 9 të pandehur në sallën e gjyqit apo i gjyqtarëve Edmond Gogo, Fatmira Hajdari, Gramoz Levanaj që liruan një të akuzuar për tentativë vrasjeje, Gjin Nikën.
 
MË 28 MARS, TAHIRI DENONCON NË KLD, GJYQTARIN OSMAN ALIU TE KAVAJËS

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kërkon nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që të vërë menjëherë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë për shkeljet e kryera nga gjykatësi i Kavajës, Osman Aliu. Në letrën dërguar Presidentit, i cili njëherazi është dhe kryetari i KLD-së Tahiri shkruan se shpreh shqetësimin për vendimet e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, vendime absurde dhe shpesh të kundërligjshme.

JA RASTET E EVIDENTUARA:
5 shkurt – Shtetasi Aleksandër Tafa, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, për të cilin prokurori kishte kërkuar “Arrest me burg”, është liruar në sallën e gjyqit. Në 12 shkurt, Gjykata e Apelit e rikthen në qeli. 
6 shkurt – Shtetasi Kujtim Shala, akuzuar për kanosje të punonjësve të CEZ dhe Policisë, për shkak të detyrës, prokurori kërkoi “Detyrim paraqitje”, gjyqtari e liroi në sallë pa masë. 
7 shkurt – Shtetasi Fatjon Metushi, akuzuar për vjedhje, prokurori kërkon arrest me burg, Gjyqtari Aliu e liron pa asnjë masë dhe Gjykata e Apelit e rikthen të akuzuarin në burg nën masën e arrestit. 
25 shkurt – Shtetasi Ermir Gjuzi, punonjës i Task Forcës së CEZ ka përvetësuar 1 mln lekë nga persona të ndryshëm në shpërdorim të detyrës. Gjyqtari nuk ka vendosur asnjë masë sigurie për të dhe nuk ka zbardhur ende vendimin, megjthëse ka detyrim që ta kryejë brenda 5 ditësh, duke penguar prokurorin t’a apelojë vendimin. 
16 mars – Shtetasi Marsel Prifti, prokurori ka kërkuar “Detyrim paraqitje” për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, gjyqtari Aliu e ka liruar menjëherë nga salla e gjyqit pa asnjë masë sigurie. 
17 mars– Shtetasi Nebi Hoxha, prokurori kërkon “Detyrim paraqitje” për dhunë në familje, gjyqtari Aliu e vlerëson ndalimin të paligjshëm, e liron në sallën e gjyqit, çështja është apeluar. 
17 mars– Shtetasi Saimir Tatani, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt prokurori kërkon arrest me burg, Gjyqtari Aliu e liron në sallën e gjyqit pa asnjë masë sigurie. 
20 mars – Shtetasi Ardjan Almadhi, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, prokurori kërkon detyrim paraqitje, gjyqtari Aliu e liron në sallë pa asnjë masë. 
23 mars–Shtetasi Kujtim Proshka, është liruar në sallën e gjyqit, ndërsa prokurori ka kërkuar “Arrest me burg”, pasi kundështoi forcat e policisë, u kap me armë  luftarake dhe armë gjahu e municione pa leje. Gjyqtari nuk vendosi asnjë masë për të, e liroi në sallën e gjyqit.

5 PRILL, TAHIRI: KLD TË HETOJË LIRIMIN E TE AKUZUARIT PER VRASJE NGA EDMOND GOGO, FATMIRA HAJDARI DHE GRAMOZ LEVANAJ

Edhe në 5 prill të këtij viti, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i ka dërguar një letër të dytë Presidentit të Republikës Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lidhur me të akuzuarin për tentativë vrasjeje Gjin Nikën, ku kërkon rishikimin e vendimet të Apelit për lirimin e tij.
 
“Jam i shqetësuar për pasojat që po krijojnë disa vendime të gjykatave. Më konkretisht, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Gjin Nikën, i akuzuar për tentativë vrasjeje, por Apeli nuk mori parasysh dëshmitë e shtetasve të dëmtuar nga Nika”, thuhet në letër.
 
Tahiri vijon në letrën drejtuar Nishanit, se vendimi i Apelit është një parathënie e një atentati mafioz që shkaktoi dy të vrarë. Tahiri vëren se vendime të tilla cenojnë rëndë pritshmërinë për drejtësi dhe siguri.
 
Në fund, ministri i Brendshëm i kërkon presidentit që të shqyrtojë vendimin e gjyqtarëve Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj për lirimin e Nikës.

Redaksia online
(arsh/gxh/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj