TIRANË, 19 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Forcimi i sistemit gjyqësor të shqipërisë dhe Kosovës kalon përmes një bashkëpunimi të thellë mes institucioneve reciproke. Kjo është ajo që u tha të enjten gjatë një takimi mes zëvendës kryetarit të KLD-së, Elvis Çefa dhe Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës, Ismet Kabashit të zhvilluar në Tiranë.
Burime nga KLD, bënë të ditur se sot, në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Zëvendëskryetari Elvis Çefa, i shoqëruar nga Kryeinspektorja e Këshillit, Marsida Xhaferllari dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij, pritën në një takim miqësor një delegacion të nivelit të lartë të Zyrës së Prokurorit Disiplinor të Republikës së Kosovës. Delegacioni nga Kosova kryesohet nga Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, Kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci, drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, anëtari i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Jetish Maloku dhe anëtarë të tjerë të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
Në këtë takim, bëjnë të ditur burimet, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Çefa, e njohu Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës, mbi përbërjen, funksionet dhe kompetencat që ushtron Këshilli i Lartë i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, në mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor. Delegacionit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor të Kosovës iu bënë të njohura gjithashtu edhe disa prej proceseve kryesore të punës së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe arritjet kryesore dhe prioritetet e KLD-së, në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor shqiptar.
Në takim pati shkëmbim idesh lidhur me rëndësinë që paraqesin sistemet reciproke të përdorura në inspektimin e trupës gjyqësore, në procedurat që ndiqen në procedimet disiplinore të gjyqtarëve por edhe në vlerësimin mbi kritere objektive të karrierës së tyre. Duke u ndalur në mënyrë specifike tek procedimet disiplinore, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se garantimi dhe forcimi i rolit të Inspektoratit të KLD-së dhe Zyrës së Prokurorit Disiplinor në Kosovë dhe penalizmi i elementëve që abuzojnë me detyrën, japin një impuls të padiskutueshëm në forcimin e përgjegjshmërisë së sistemit gjyqësor.
Delegacioni nga Kosova u njoh hollësisht nga Kryeinspektorja me procedurat që ndjek Inspektorati i KLD-së, nga administrimi i ankesave të ardhura nga qytetarët, verifikimi i tyre, e deri në përgatitjen e materialit që i dërgohet Ministrit të Drejtësisë për të gjykuar mundësinë e fillimit të procedimit disiplinor për gjyqtarët e gjetur me shkelje pas inspektimeve përkatëse. Në këtë linjë Xhaferllari informoi bashkëbiseduesit se në rastet kur shkelja e gjyqtarit nuk përbën shkak për fillimin e një procedimi disiplinor, Inspektorati i KLD-së, e mban parasysh për efekt të vlerësimit profesional dhe etik.
Bashkëbiseduesit përkrahën idenë që pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri duhet domosdoshmërisht të jetë edhe nevoja për rishikimin, ridimensionimin dhe liberalizimin e kompetencës ekskluzive të Ministrit të Drejtësisë për të filluar një procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, kjo në funksion të rritjes së përgjegjshmërisë së trupës gjyqësore, por edhe të shmangjes së mundësive për ndërhyrje politike në sistem.
Delegacioni i Zyrës së Prokurorit Disiplinor të Republikës së Kosovës po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në datat 19 dhe 20 qershor 2014 në disa nga institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në kuadër të shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet institucioneve kryesore të drejtësisë së dy vendeve. Vizita e delegacionit nga Kosova ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe nxitjen e praktikave më të mira në sistemin e drejtësisë.
/Shqiptarja.com