KLD, debate Topi – Halimi
Votohet dorëheqja e Spahiut
8 prej anëtarëve kanë votuar pro dorëheqjes, mes të cilëve edhe presidenti Topi, kryetari i KLD, ndërsa 6 të tjerë kundër. Burime nga KLD bënë me dije se gjatë mbledhjes ka patur debate të ashpra sa i përket pranimit të dorëheqjes së Spahiut. Mësohet se ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar në emër të mazhorancës të mos pranohet dorëheqja e zëvendëskryetarit të KLD-së, me qëllim që të jetë Parlamenti ai që ta shkarkojë Kreshnik Spahiun.
TIRANË – Këshilli i Lartë i Drejtësisë voton mes debatesh dorëheqjen e paraqitur tre ditë më parë nga zëvendëskryetari, Kreshnik Spahiu. 8 prej anëtarëve kanë votuar pro dorëheqjes, mes të cilëve edhe presidenti Topi, kryetari i KLD, ndërsa 6 të tjerë kundër. Burimet pranë mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura thanë për Shqiptarja.com se votimi është shoqëruar me debate mes ministrit të drejtësisë Eduard Halimi dhe presidentit Bamir Topi. Ministri nuk ka pranuar dorëheqjen e Spahiut dhe nuk ka dashur të votojë për të, duke këmbëngulur se është Kuvendi ai, i cili ka nisur tashmë procedurën e shkarkimit për ish numrit dy të KLD. Por, sipas kreut të shtetit, dorëheqja është vendim individual i çdo titullari institucioni. Por, anëtarët e KLD-së me shumicë votash kanë hedhur poshtë kërkesën e ministrit Halimi duke mbështetur aktin e ish-zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.
VENDIMI ZYRTARNë vendimin e zbardhur nga KLD, pak orë pas mbledhjes thuhet: "Këshilli, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit para afatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu, me shkak dorëheqjen prej tij, si dhe referimi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të nevojës së plotësimit të vendit vakant."
Bëhet e ditur se për çështje administrative të institucionit Presidenti ka ngarkuar si person përgjegjës kryeinspektoren e këtij këshilli, Valbona Vata.
DOREHEQJAIsh-Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i tij të premten e shkuar më 10 shkurt, për t’i hapur rrugë shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese të konfliktit të hapur mes tij dhe Kuvendit. Spahiu i dorëzoi dorëheqjen e tij të parevokueshme Presidentit të Republikës, Bamir Topi, duke nënvizuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqësor, të iniciuar me kërkesën për shkarkimin e tij nga Kuvendi. Sipas Spahiut, Kuvendi me ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij ka shkelur kompetencat ligjore të vet Këshillit të Lartë të Drejtësisë
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.8%
-
Frikë se humbin
42.1%
-
Arsye të tjera
8.1%
Vota total: 1923
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Ja kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ dhe Lolitës, që gjobisin bizneset! Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës
29 Mars, 17:14
-
Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës
29 Mars, 17:05
-
Këto shenja të horoskopit do të pendohen shumë për diçka sot
29 Mars, 17:04
-
Debutim i hidhur me Spanjën, mbrojtësi: Na mundën se bari ishte i gjatë
29 Mars, 17:02
-
Qeveria gjermane miraton projektligjin për migracionin
29 Mars, 17:01
-
Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 të tilla shkak janë bërë makinat, në dy raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore
29 Mars, 16:56
-
Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit, falë punës dhe investimeve kemi arritur të jemi një qytet i suksesshëm
29 Mars, 16:53
-
Messi e nxjerr me portën bosh, Lautaro Martinez bëhet 'gazi i botës' nga 3 metra larg (VIDEO)
29 Mars, 16:47
-
Përplasje ‘e rrallë’ publike mes Biden dhe Netanyahu-t për krizën politike dhe tensionet në Izrael
29 Mars, 16:35
-
Dosjet e oligarkëve: Abramovich financoi fshehurazi një tjetër klub kur kishte në pronësi Chelsea-n
29 Mars, 16:35
-
Në Fier rriten 5 deri 10 herë çmimet e fruta-perimeve! Qytetarët: Me 9000 lekë pension është e pa përballueshme
29 Mars, 16:29
-
Mbreti Charles III shkon në Gjermani në udhëtimin e parë jashtë shtetit si monark
29 Mars, 16:26