KLD dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për KLD-në dhe Shkollën e Magjistraturës
TIRANË, 12 Shtator/ATSH/-Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për dy ligjet e miratuara nga Kuvendi, sic është ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të ndryshuar dhe ligji “Për shkollën e magjistraturës”, të ndryshuar”. Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Zëvendëskryetari Elvis Çefa, të […]
TIRANË, 12 Shtator/ATSH/-Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për dy ligjet e miratuara nga Kuvendi, sic është ligji "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" të ndryshuar dhe ligji "Për shkollën e magjistraturës", të ndryshuar".
Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Zëvendëskryetari Elvis Çefa, të gjithë anëtarët e pranishëm evidentuar probleme të theksuara kushtetutshmërie në këto dy ligje. Në diskutimet e tyre anëtarët e Këshillit theksuan njëzëri se ligjet cënojnë kompetencat thelbësore të KLD. Në përfundim të diskutimeve anëtarët e Këshillit vendosën që t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar ato pjesë të ligjit që cënojnë drejtpërdrejtë funksionimin dhe kompetencat e KLD-së dhe parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Gjithashtu, në mbledhje u diskutua lidhur me procesin e emërimit te kryetarëve në gjykatat administrative të shkallës së parë në Durrës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Pas rrahjes së mendimeve, Këshilli vendosi shpalljen e vendeve vakante për funksionin e kryetarit në gjykatat administrative të shkallës së parë në Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Gjithashtu për t'i dhënë mundësi të gjithë gjyqtarëve të emëruar së fundmi në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Këshilli vendosi të rishpallë vendin vakant për funksionin e kryetarit në këtë Gjykatë.
Këshilli, shqyrtoi gjithashtu projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 10 (dhjetë) gjyqtarët e mëposhtëm:
Miranda Çekrezi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Valentina Sadiraj, Gjykata e Apelit Durrës;
Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës;
Tereza Lani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Zamira Vyshka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Joana Qeleshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;
Skënder Haluci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Bib Ndreca, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë;
Arbër Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Marçela Shehu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit./a.gegvataj/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.8%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3784
Lajme të tjera
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon lirinë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52
-
Godina në Pejë përfshihet nga flakët, 8 persona dërgohen në spital! Tymi i zi 'mbulon' qiellin
25 Mars, 11:47
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që punojnë në mënyrë të ndershme, por që janë pa viza
25 Mars, 11:36
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33
-
E djathta përmbys e Foltores
25 Mars, 11:17
-
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Beteja për Bakhmut 'stabilizohet'
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
25 Mars, 11:11
-
Zelensky: Kina nuk e ofroi veten si ndërmjetës
25 Mars, 11:07
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51
-
Zgjedhjet vendore, Meta takim me qytetarët e Tiranës: Kostoja e jetesës e papërballueshme, më 14 maj fillon ndryshimi
25 Mars, 10:51