KLD, Kandidatura e Vishës, vë në
provë mazhorancën e brishtë

TIRANE- Largimi i Kreshnik Spahiut nga KLD, duket se do të vë në provë votat e brishta të mazhorancës. Elvis Çefa është kandidatura e Partisë Demokratike, e cila për hir të së vërtetës jo të gjithë e kanë përkrahur brenda grupit kuvendor demokrat. Në mënyrë jo të drejtëpërdrejt, por që duhet të pozicionohej nga krahu i tij politik, Ilir Rusmalji ka lënë dyshime se mund të votojë kundër, ose të apstenojë. Vetëm duke ju referuar fjalës "unë jam burrë që kam sedër", duket se një konflikt mes tyre do ti hakmerret me votë. Po të tjerë deputetë nga PD mund të kenë këtë mënyrë votimi. Për pasur një sfidë të ashpër në këtë post, PS ka vënë përballë ish prokurorin, dhe tani avokatin Ardian Visha.

Ish prokurori njihet si një persona që nuk ka ndonjë simpati ndaj Berishës, ndërsa ka qenë avokat i Fatmir Mediut në çështjen "Gërdeci". Duket se Visha ka pranuar të konkurojë përballë Çefës me disa vota në xhep dhe i sigurt. Kështu që Fatmir Mediu mund të jetë një nga partitë kualicion me Berishën që mund të votojë pro kandidaturës së Vishës. Po ashtu vota pro, mund të merret edhe nga deputeti i PDIU, Dashmair Tahiri, ndërsa mund të jetë si mbështetje edhe LSI. Po ashtu grupi i PS ka vendosur që të votojë Vishën. Prej këtij fakti, votës së larguar të Gazmend Oketës, lidhjes së Vishës me deputetë të LSI-së dhe ndonjë pakenaqesie, që mund të shfaqet brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike, gara mes dy kandidatëve pritet të jetë politikisht mbresëlënëse. Me një kalkulim, kandidatura e Vishës kalon filtrin e Kuvendit me sukses.Edhe gjatë seancës degjimore me kandidatin e mazhorancës, Elvis Çefa, socialistët u treguan shume aktive, si me pyetje edhe me diskutime për të vënë në dukje, sipas tyre, mungesën e pervojës në sistemin e drejtësisë të Çefës. Një pikë kjo që nga demokratet konsiderohet si pikë e fortë e kandidatit të tyre, i panjollosur nga akuzat për korrupsion.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë