KLD pezullon gjyqtarin e Pukës
Lleshi deri në vendimin e gjykatës

KLD pezullon gjyqtarin e Pukës<br />Lleshi deri në vendimin e gjykatës
TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur pezullimin e gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Pukë, Shtjefën Lleshi. Më vendim unanim anëtarët e KLD-së vendosën të pezullojnë gjyqtarin e Rrethit Gjyqësor Pukë, Lleshi, deri në dhënien nga gjykata të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për akuzën e ngritur ndaj tij.
 
Me tej mbledhja e KLD-së, ka vijuar me diskutimin, për procedurën e mëtejshme që do të ndiqet në emërimin e gjyqtarëve të gjykatave administrative të shkallës së parë Gjirokastër, Vlorë, Korçë dhe Shkodër për plotësimin e vendeve vakante në këto gjykata. Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën zhvillimin e një testimi të dytë sipas parashikimeve ligjore si dhe të vendimit kuadër të KLD për këtë çështje, për gjyqtarët që duan të bëhen pjesë e trupës se Gjykatës Administrative.
 
Anëtarët e KLD-së kanë miratuar me unanitimet edhe deklarimin e mbarimit të parakohshëm të mandatit të si inspektore pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkak të dorëheqjes të  Alma Hicka dhe dhënien e pëlqimit për të ushtruar detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit sipas parashikimit në ligjin "Për organizimin e pushtetit gjyqësor".
 
Me tej mbledhja vijoi me shpalljen e 5 (pesë) vendeve vakant për inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli, vendosi të miratojë kalendarin e gjykatave dhe gjyqtarëve që do të vlerësohen nga Inspektorati i KLD gjatë vitit 2014 për periudhën 2007 – 2009, sipas nenit 2 pika 6 të vendimit të KLD "Për sistemin e vlerësimit".
 
Këshilli, në mbështetje të ligjit numër 8811, datë 17 maj 2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11 maj 2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 43 (dyzetetre) gjyqtarët e mëposhtëm:
 
1. Anesti Kasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë
2. Elvana Llurri, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
3. Eneida Civici, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Fatime Velçani, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Kaçe Agolli, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
6. Kreshnik Omari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
7. Nazmie Pengili, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës
8. Ndue Gjura, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
9. Petraq Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
10. Alfred Konomi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier
11. Anastasi Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
12. Besnik Qira, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin
13. Eda Kaja, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
14. Ilir Përdeda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë
15. Merita Xhani, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
16. Valdete Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë
17. Valentina Sadiraj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
18. Ramazan Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
19. Ylli Minka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
20. Miranda Çekrezi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
21. Osman Aliu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë
22. Dhurata Bilo, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
23. Valbon Çekrezi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
24. Shpëtim Reka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
25. Hysni Demiraj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
26. Ergys Selmani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier
27. Piro Sota, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier
28. Seladin Pysqyli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
29. Ariola Kristo, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
30. Miljana Muça, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
31. Luljeta Kole, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
32. Fran Prendi, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
33. Markelian Kuqo, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
34. Izet Kadana, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë
35. Eglantina Mikani, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
36. Stavri Kallço, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë
37. Maksim Qirjazi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
38. Alvano Murataj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
39. Brunilda Orhani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë
40. Arben Lera, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
41. Pëllumb Vehbi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;
42. Kostika Çobanaqi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat
43. Fahrije Budo Stringa, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli