KLD, sot betimi i 8 gjyqtarëve
të rinj, në ceremoni dhe Topi

KLD, sot betimi i 8 gjyqtarëve <br />të rinj, në ceremoni dhe Topi
TIRANE- Tetë gjyqtarë të rinj të cilët janë emëruar së fundmi në 5 gjykata të shkallës së parë, do të bëjnë sot betimin para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Do të bëjnë betimin gjyqtarët Joana Qeleshi, Florjan Kalaja, Laurent Fuçia, Arta Burda, Engert Pëllumbi, Igerta Bengu, Arbër Çela, dhe Irena Plaku.

Në ceremoninë e sotme do të jenë të pranishëm dhe vetë presidenti Bamir Topi, njëkohësisht kreu i këtij institucioni, si dhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Presidenti Bamir Topi dekretoi më 22 dhjetor 2012 emërimet e tetë gjyqtarëve të rinj në rrethe të ndryshme të vendit. Konkretisht Joana Qeleshi, emërohet në Durrës, Florjan Kalaja, dhe Laurent Fuçia, në Vlorë, Arta Burda, Engert Pëllumbi, dhe Igerta Bengu në Fier, Arbër çela, në Shkodër, dhe Irena Plaku, në Korçë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve