Balerini shqiptar Kledi Kadiu duket se ka vendosur të kalojë pas shumë vitesh mungese, Krishtlindjet në shtëpinë e tij në Tiranë. Ai është parë në kryeqytet në shoqërinë e të afërmve dhe miqve, por mësohet se jo vetëm festat janë një arsye e kthimit të tij në shtëpi. Qëllimi kryesor është realizimi i një dokumentari i cili do të paraqisë shkollën e baletit shqiptar. Dokumentari do të prezanrohet në emisionin ku ai merr pjesë “Step – passi di danza”, i cili transmetohet në televizionin italian “Rai 5”. Ndërkaq Kledi një ditë më parë është pritur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe ministri i Jashtëm Edmind Haxhinasto, të cilë kanë vlerësuar kontrobutin e tij në art përtej atdheut. Gjatë qëndrimit në Tiranë ai do të mbyllë xhirimet e dokumentarit të tij, të cilin e kishte premtuar që në fillim të verës.