Klerët shqiptarë në Paris, Bushati
 "Mesazh unikal i bashkëjetesës"VIDEO/ Parisi duartroket 4 klerikët

Klerët shqiptarë në Paris, Bushati<br /> 
TIRANE - Prania e katër klerëve shqiptarë në marshimin e unitetit në Paris nuk ishte për show dhe as tentativë e Shqipërisë për të eksportuar vlera jashtë vendit. Ishte ky qëndrimi i ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati një ditë pas kthimit nga marshimi historik i solidaritetit kundër terrorizmit në Parisin që në tre ditë u trondit nga sulme të njëpasnjëshme. Ministri tha se tha se prania në delegacionin shqiptar e katër përfaqësuesve të besimeve fetare, ishte për të dhënë mesazhin e qartë të bashkëjetesës fetare, një element ky identifikues për vendin tonë i vlerësuar dhe nga Papa Francesku gjatë vizitës të 21 Shatorit në Tiranë. Sipas ministrit Bushati ky mesazh paqeje e solidariteti u mirëprit edhe nga presidenti francez Francois Hollande.
 
“Qëndrimi i qeverisë sonë dhe delegacioni ynë atje, po ashtu edhe klerikët dhe grupi i gazetarëve, kanë qenë të mirëpritur nga autoritetet franceze, presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm, si një mesazh i qartë që vjen nga Shqipëria, nga një popull i përvuajtur në Ballkan në lidhje me nevojën për një bashkëjetesës më të mirë fetare. Ishte një mesazh për të shtuar bashkëpunimin mes nesh dhe instancave ndërkombëtare, për të dhënë një perspektivë më të qartë të vendeve të rajonit dhe për një anëtarësim më të shpejtë në NATO. Këto do ishin sfida të arkitekturës së sigurisë evropiane. Nuk bëhet fjalë për të eksportuar vlera, por për të dhënë një mesazh të qartë që u vu në dukje edhe nga Papa Francesku”, theksoi ministri Bushati.
 
Në mesin e 2 milionë njerëzve nga e gjithë bota, vëmendja u kthye ndaj Shqipërisë, e cila edhe në manifestimin e tolerancës u bë dëshmi unikale e bashkëjetesës fetare. Parisi duartrokiti katër krerët shqiptarë të besimeve fetare të cilët të kapur krah për krah me njëri-tjetrin, ecën përgjatë sheshit “Republica”, veshur nën petkun e besimeve të ndryshme.
 
Këtë deklaratë kreu i diplomacisë shqiptare e bëri gjatë konferencës së përbashkët që pati me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën e parë zyrtare në Tiranë pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

Ndërsa sa i përket sulmeve që terrorizuan Parisin, duke shënuar 17 viktima, ministri Bushati tha se Tirana ka qëndrim të qartë se aktet terroriste nuk kanë të bëjnë me fenë dhe as me lirinë e shprehjes.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!