TIRANE - Klerikët e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, dolën dje me një deklaratë për shtyp, duke dënuar “dhunën” sipas tyre të ushtruar ndaj klerikëve në një ditë shumë të veçantë për besimtarët orthodoksë. Më poshtë deklarata e plotë e klerikëve
DEKLARATA
“Sot (dje) në Përmet, Komuniteti Orthodhoks u bë dëshmitar i shkeljes më brutale të çfarëdo nocioni mbi demokracinë, të drejtat e njeriut në veçanti atij të ushtrimit të lirë të besimit siç sanksionohet në Kushtetutë si edhe të kushteve elementare që duhetn garantuar për të në kuadrin e shtetit të së drejtës së barabartë.
Që në mëngjes, sot e Premte, 16 Gusht 2013, dhe ndërsa i tërë Komuniteti Orthodhoks vazhdon përjetimin e së Kremtes të Fjetjes së Tërëshenjtës Mari, Pashkës së Verës, grupe paramilitare (me ndihmën e nëpunësve të Bashkisë dhe me mbështjetjen e heshtur të autoritetit bashkiak), me pretekstin se trajtonin një çështje gjyqësore, ushtruan dhunë shumëformëshe në dëm të klerikëve dhe besimtarëve të Përmetit.
E gjithë Kisha jonë është në krah të besimtarëve të Enorisë së Hyrjes në Tempull të të Tërëshenjtës Mari në Përmet, proteston sepse sot:
- u rrahën në mënyrë barbare klerikët e atij qyteti
- u penguan në mënyrë të dhunshme besimtarët që të hyjnë në kishën e tyre dhe të kryejnë detyrat e tyre të besimit
- u grabitën sende të asaj kishe me pretekstin e përmbarimit të vendimeve gjyqësore të cilat ndërkaq janë parashkruar
- sakrilegje të rënda ngaqë u vu dorë mbi sende të shenjta të kishës (ikona, enë të adhurimit etj)
- forca që spekulojnë me procedura të ndryshme ligjore faktikisht synojnë largimin e dhunshëm të besimtarëve nga vendet e tyre të adhurimit. Me ligj të posaçëm Shteti ka ratifikuar Marrveshjne midis Këshillit të Ministrave dhe KOASH ku i jepet prioritet pikërisht garantimit të lirisë së të gëzuarit të vendeve të shenjta dhe ceremonive të adhurimit.
Ngremë zërin e protestës dhe njëherësh shprehim këmbënguljen tonë se nuk kemi për të braktisur përpjekjen me çfarëdo mjeti dhe metode që e drejta e jonë e pronës dhe e përdorimit të lirë të Kishës së Enorisë së Hyrjes në Tempull të të Tërëshenjtës Mari të realizohet plotësisht.
Kërkojmë që forcat e errëta të dala jashtë çdo kontrolli të shtetit të së drejtës dhe frymës së tolerancës dhe kohezionit të shoqërisë që kryen aktet e sotme të dhunshme të marrin dënimin e merituar nga Ligji”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com