Kandidati demokrat për deputet, Klevis Balliu, ka kaluar nga fushata elektorale me gastronomi, tek ajo me vetura luksoze.

Ish-ligjvënësi i PD-së ka ndarë edhe një video të postuar në llogarinë personale në rrjetin social Facebook së fundmi, nga vetura e tij “Mercedes S Class”, teksa sulmon dhe ironizon kryeministrin Edi Rama, për premtimet e tij për biznesin e vogël.

“E patë Edi Ramën sot?! Pas 12 vitesh timoni, tepsia, tallavaja, tani thotë kam një program për biznesin e vogël. Po ku ishe këto 12 vite për biznesin e vogël, apo ishe duke u marrë me atë biznesin tatat (prek hundën) që ke qejf shumë?! Nuk i hanë shqiptarët mashtrimet e tua, në 11 Maj votojnë numrin 1”, dëgjohet të thotë Klevis Balliu.

Dhe teksa i 'qan hallin' biznesit të vogël, mesazhin e jep nga makina e tij luksoze, ku shquhen edhe sedilet dhe veshja e brendshme që shkëlqen.

Kandidati demokrat për deputet është bërë disa herë subjekt i lajmeve në portale për makinën personale që përdor në një kohë që flet për shtresat në nevojë, një ‘Mercedes Benz’ model S Class, i cili kushton disa mijëra euro.