Spiro Maliqi është emëruar prefekt i Qarkut të Elbasanit. Emërimi i tij në këtë post vjen pas dorëheqjes së Klevis Xhoxhit i cili u zgjodh deputet i Elbasanit.

Më herët Maliqi mbante postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Klevis Xhoxhi u zgjodh prefekt i Elbasanit në tetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e këshilltarit të kryeministrit Rama, për Çështjet e Sigurisë.