Pas rrëzimit të kandidaturave për KLGJ dhe KLP nga Kuvendi për të cilët nevojiteshin 94 vota, ndërsa opozita votoi kundër, procedura do të rinisë edhe njëherë nga nënkomisioni i ngritur pranë komisionit të ligjeve.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi u shpreh në studion e Report Tv se komisioni do mblidhet ditën e hënë, duke respektuar afatin 48 orësh pas rrëzimit të kandidaturave në Kuvend.
"Ditën e hënë do mblidhet nënkomisioni i ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave. Procedura duhet të nisë brenda 48 orëve nga seanca e Kuvendit. Ka tre raunde për zghjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. I bëj thirrje opozitës të bëhet pjesë dhe të nxjerrim kandidaturat më të mira.
/Shqiptarja.com

Nuk e dimë se cili do jetë vendimi i kolegëve të opozitës, por nga i gjithë dokumentacioni i kandidatëve, aty ka kandidatë shumë të mirë. T'ua kursejmë shqiptarëve këtë debat, kur kemi mundësi të përzgjedhim njerëzit më të mirë", u shpreh Hysi.
Ajo tha se nëse lista kalon të hënën në nënkomision, votimi në Kuvend do bëhet seancën e të enjtes. Nëse kandidaturat rrëzohen sërish, tha Hysi, procedura rinis sërish nga nënkomisioni dhe herën e tretë lista quhet e miratuar.
"E enjtja tjetër mund të jetë dita e votimit. Nëse nuk miratohen, procedura kthehet sërish. Dhe nëse lista sërish nuk merr 94 vota në Kuvend, atëherë lista me kandidatët quhet e miratuar".
Vijon...

VIDEO