Në fjalën e tij në protestën e 12-të para kryeministrisë, një emigrant vlonjat i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës solli në kujtesë momentet e errëta të 1997-ës kur klika berishiste persekutoi dhe dëboi njerëzit nga vendi. Ai tha se ngjarjet e 1997-ës nuk duhet të përsëriten por nga ana tjetër bëri thirrje për apel për mos braktisje të protestës.
"Para 31 vitesh e nisa protestën në Vlorë. Kemi lënë gjakun, ccdo gjë në Vlorë. Jemi torturuar nga klika berishiste. Protesta jonë u vodh nga këta që janë sot. Filluan persekutimeve dhe dëbimët. Shtëpinë time ma kanë bombarduar me granada. Në 1998, djali më peshonte 1.8 kg. E mbështolli mirë gruaja dhe u nisëm drejt Adriatikut për të bërë një jetë ndryshe. Na dëbuan padrejtësisht. Kam qenë punonjës policie dhe nuk më dhanë mundësi të rrisja fëmijët në qytetin e Vlorës. Pasi i rritëm fëmijët andej me dashuri për gjuhën shqipe. Sot pas 30 vitesh ne ndodhemi në të njëjtën situatë. Protesta në të gjithë vendin. Ne dolëm në shesh në Vlorë 2 ditë më parë. Nuk duhet të ëprsëritet 97-a. Ne sduhet ta lëmë protestën e mos të biem pre e askujt. Ditën që do vijmë nga Vlora në Tiranë do të vijmë në këmbë. Ose do të realizojmë qëllimin ose do jemi të vdekur. Sillni sa më shumë njerëz në protestë. Ai frikacaku që është këtu nuk ka besë" tha ai.
Lajmi kryesor:
Protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, qytetarët: Politikanët aktualë i ka kapur frika! Rama të marrë Berishën dhe largohen







