Shqiptarja.com, pas boom-it të klikimeve të këtyre ditëve, po ndërmer forcimin e sistemit të serverit. Veprimet e trasferimit nga një server në tjetrin janë duke u kryer që gjatë natës së mbrëmshme dhe do të vazhdojnë akoma për disa orë.

Për këtë arsye është e mundur që në disa kompjutera përmbajtja e faqes tonë në internet të duket e pa përditësuar. Ky problem do të zhduket gjatë ditës së sotme.
I kërkojmë ndjesë lexuesit tonë, por shpejt do të jemi me një shërbim shumë më të shpejtë dhe të mirë.