Politikat fiskale dhe tatimore duhet të jenë afatgjata, të pandryshueshme dhe konkurrente me rajonin. Janë këto kërkesat që ka biznesi amerikan për administratën tatimore të vendit. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço gjatë një diskutimi me drejtoreshën e tatimeve u shpreh se tre janë shqetësimet aktuale të biznesit.
“Tre çështje kryesore do të shpreh si shqetësim.
1. Respektoni ligjin e konsultimit publik. Është një ligj themelor dhe ne kërkojmë ta zbatoni pasi kemi vështirësi për ta analizuar.
2. Klima e investimeve, prioriteti ynë është përthithja e investimeve të huaja, dhe krijimi i një baze të mirë në klimën e biznesit. Duhet të keni politika tatimore afatgjata. Politikat tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirë formuluara, duhet të kujdeseni për biznesin. Ndryshimet e shpeshta dëmtojnë klimën e biznesit.
3. Ka ardhur koha të ndërtojmë politika tatimore rajonale për të tërhequr investimet. Duhen insentiva fiskale që të konkurroni me rajonin”, tha presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço.
Ndërkohë nga ana tjetër drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj në përgjigje të këtyre shqetësimeve tha se po punohet për një paketë fiskale 5 vjeçare. Ajo bëri të ditura edhe prioritetet e tatimeve për këtë vit.
“Strategjia jonë synon uljen e informalitetit dhe evazionin fiskal. Kemi disa prioritete si në uljen e informalitetit por edhe rritjen e vetëdeklarimit. Po hartojmë një strategji 5 vjeçare, që është politika tatimore të pandryshuar. Kjo që kërkojnë edhe bizneset. Për këtë vit kemi vendosur që puna jonë të përqendrohet të ndërtimi, hidrokarburet, baret dhe restorantet si dhe nën deklarimi i pagave”, u shpreh Ibrahimaj.
Po ashtu si shqetësim për nivelin e lartë të informalitetit është ngritur ndarja me fasha e tatimit që paguajnë kategori të biznesit ndryshme të biznesit. Dhoma Amerikane ka ofruar mbështetjen e saj për ngritjen e një kodi tatimor që të tërheqë sa më shumë investitorët e huaj.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.6%
-
Pak
10.1%
-
Aspak
72.3%
Vota total: 119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor 2024, 22:34
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor 2024, 18:27
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor 2024, 17:58
-
Komisioni i Shëndetësisë/ Ministrja Ibrahimaj: Ja pse janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për Inspektoriatet! S’do ketë emërime politike, përzgjedhje dhe ndëshkime me Komisione
9 Shtator 2024, 11:57
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:22
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:16
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht 2024, 09:06