Pas daljes së SHBA nga marrëveshja e Parisit mbi klimën, duket se Europa jo vetëm që nuk ka ndërmend të dalë, por përkundrazi, synohet një sukses më i madh i saj.
Angela Merkel nga Bundestag, tha se ajo ishte më e vendosur se kurrë për të vazhduar forcimin e marrëveshjes.
“Ndërkohë që SHBA vendosi të dilte nga marrëveshja mbi klimën, ne europianët, jemi më të vendosur se kurrë për ta bërë marrëveshjen e Parisit një sukses.
Jam e vendosur për të vazhduar punën për të përmbushur marrëveshjen e Parisit”, tha Kancelarja.
Trump u tërhoq nga marrëveshja e Parisit mbi klimën, si një nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës presidenciale. Premtim të cilit ju bë shumë jehonë edhe në mediet amerikane.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA