Presidenti frances Emmanuel Macron e cilësoi vendimin e Trump një shuplakë të vërtetë.
Duke folur në anglisht kreu i Champs Elysees i dërgoi një mesazh amerikanëve duke iu drejtuar me sloganin e vetë manjatit 'Make America Great Again'.
“Respektoj vendimin për tu tërhequr por mendoj se ishte një gabim i vërtetë qoftë për SHBA, qoftë për planetin tonë. Përësris edhe një herë se marrëveshja e Parisit do të mbetet në fuqi dhe do të vihet në zbarim jo vetëm në Francë por tek të gjitha vendet e tjera. Sepse kudo ku jetojmë, kudo ku jemi ndajmë të njëjtën përgjegjësi ta bëjmë sërish të madh planetin tonë” u shpreh Macron duke shtuar se nuk mund tw ketw rinigocime.
Italia, Franca, Gjermania me një deklaratë të përbashkët kanë shprehur keqardhjen e tyre për zgjedhjen e SHBA-së.
Së bashku ata u shprehën se do të kërkojnë aleanca të reja.
Edhe kancelarja Merkel pati një telefontë me presidentin Trump për t'i shprehur padokërtësine esaj lidhur me këtë vendim e duke përsëritur edhe një herë se Gjermania do të respektojë marrëveshjen.
Zhgënjim ka shprehur edhe Britania e Madhe.
I ashpër në reagimin e tij ishte dhe vetë ish presidenti Obama i cili vetëm pak minuta pas deklaratës së manjatit u shpreh se administrata Trump i bashkohet atyre vendeve që refuzojnë të ardhmen.
Rusia:Marrëveshja pa SHBA e pazbatueshme
“Është absolutisht e qartë se pa pjesëmarrjen e SHBA në marrevshjen e Parisit, kjo e fundit është e pazbatueshme’ është kjo ajo cka deklaron këshilltari i Kremlinit, Andrei Belusov pas vendimit të Trump për tu tërhequr nga akordi i nënshkruar në 2015 në Paris.
Një ditë më parë sikurse edhe u paralajmërua Donald Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja për ndryshimet klimatike që synon të reduktojë emetimin e gazrave në atmosferë.
Por Trump e mbrojti vendimin e tij duke thënë sesi do të jetë në të mirë të amerikaneve.
Tërheqja e SHBA rrezikon të shkaktojë edhe efekt domino tek shumë shtete të tjera.
Rreth 195 shtete mes tyre edhe Shqipëria nënshkruan në 2015 marrëveshjen për ndryshimet klimatike e cila syon të mos lejojë rritjen e temperaturave globale mbi dy gradë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com