Klinton i kërkon Pekinit të respektojë dinjitetin e qytetareve te saj

Klinton i kërkon Pekinit të respektojë dinjitetin e qytetareve te saj
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka kërkuar sot nga Kina zyrtare të respektojë dinjitetin e qytetarëve të saj. Pa përmendur çështjen e disidentit të verbër Chen Guangcheng,Clinton, duke folur në Pekin në hapjen e samitit vjetor mes dy vendeve, tha se të gjitha qeveritë duhet ti përgjigjen aspiratave të qytetarëve, dinjitetit dhe të drejtave të tyre. Presidenti kinez nga ana e tij bëri thirrje për respekt të ndërsjellë mes dy superfuqive, sepse sic pohoi vetë ai, çdo përkeqësim në marrëdhëniet tona do të krijonte rreziqe serioze për botën.

Pas nje marrëveshjeje te arritur mes Kines dhe SHBA Chen Guangcheng doli dje pas 6 ditë qëndrimi në ambasada amerikane. Gjatë bisedave me miqtë e tij dhe mbi të gjitha me avokatin Teng Biao por edhe gjatë intervistave që ai ka dhene për mediat ndërkombëtare, Chen Guangcheng është shprehur qartë se nuk ndihej i sigurtë dhe se donte të emigronte bashkë me familjen e tij. Nga spitali Chaoyang i Pekinit, ku qëndron i shtruar që dje për kontrolle mjekësore,Chen tha se nata për të kishte qënë e pasigurtë sepse nuk kishte prane vehtes asnjë funksionar të ambasadës amerikane. Në rrjetin televiziv Cnn, pak më vonë deklaroi se ndihej i braktisur nga SHBA. Chen shtoi se i kishte kuptuar rreziqet që i kanoseshin vetëm pasi kishte dalë nga ambasada amerikane, ku qëndroi për 6 dite pasi ishte arratisur nga provinca e tij, Shandong.

Chen, 40 vjec, avokat autodidakt,i verbër që fëmijë për shkak të një sëmundjeje gjenetike,është arratisur më 22 prill nga arresti shtëpiak ku mbahej ilegalisht prej një viti e gjysëm nga autoritetet lokale, të frikësuara nga denoncimet e tij mbi abortet dhe sterilizimet e detyruara. Sipas marrëveshjes mes Kinës dhe SHBA së arritur në Pekin nga gruaja dhe dy femijet e tij, ai duhet te jetoj i lirë larg Shandong dhe të realizojë ëndrrën për tu diplomuar ne juridik.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat