Klinton: Kemi nevojë për një
Europë që vepron shpejt

Klinton: Kemi nevojë për një <br />Europë që vepron shpejt
STOKHOLM- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton në një konferencë për gazetarë në Stokholm ka bërë të ditur se, vendimet e vështira iu përkasin vetë europianëve. Klinton tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë që Europa të jetë e fortë dhe që vepron sërish me shpejtësi të plotë, në mënyrë që Amerika ta marrë krejtësisht veten nga rënia e saj ekonomike. Gjithashtu ajo ka theksuar se, SHBA mbështet nevojën për ndryshime në mesin e 17 vendeve që ndajnë euron si monedhën e tyre, në mënyrë që Europa të bëhet më konkurruese dhe të merret me çështje të ndryshme të cilat vendet ende nuk i kanë adresuar. Borxhet masive kanë bërë që të aplikohen masa shtrënguese, por tani disa udhëheqës evropianë po bëjnë thirrje për masa që do të rrisnin ekonominë dhe punësimin.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali