Hillari Klinton deklaron se Vladimir Putin ka shënuar disa fitore të lehta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Donald Trump.
“Presidenti rus Vladimir Putin ka shënuar disa fitore të lehta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo duhet të shërbej si paralajmërim, se ai ende përbën një kërcënim që duhet marrë seriozisht’ deklaroi ajo për CNN.
Hillari Klinton përmendi vlerësimin për zbulimin e CIA-s, në janar, ku Putini drejtpërdrejtë kishte urdhëruar fushatën ruse, për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pro Donald Trump dhe dëmtimin e fushatës së saj.
"Unë mendoj se fushata e Putinit kundër nesh është shumë më tepër për demokracinë amerikane," tha Klinton. Sipas saj Putin, shpresonte të rriste polarizimin në SHBA. “Synonte dhe dëshironte përçarjen e amerikanëve”.
Pavarësisht se Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur, ndikimin në zgjedhjet presidenciale, kjo gjë është e verifikuar nga inteligjenca amerikane.
Redaksia Online
XH.F./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com