Klinton: Mbështetja e Rusisë po e con Sirinë
në luftë civile

Klinton: Mbështetja e Rusisë po e con Sirinë <br />në luftë civile
KOPENHAGEN- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton paralajmëron për rrezikun që po i kanoset Sirisë. Ajo ka theksuar se, mbështetja mbështetja e vazhdueshme ruse për presidentin sirian Bashar al-Asad po bllokon përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t'i dhënë fund dhunës që zgjat prej 15 muajsh dhe mund të kontribuojë në fillimin e luftës civile në Siri. Këto thirrje Sekretarja Klinton i ka bërë nga Danimarka ku edhe nisi udhëtimin e saj një javor në Europë. Sekretarja Klinton bëri të ditur se, kundërshtimi shumë i fortë nga ana e Rusisë është duke e bërë të vështirë krijimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër Presidentit Assad. Por, ajo tha se Uashingtoni nuk është dorëzuar lidhur me mundësinë e formimit të një koalicioni të tillë, sepse çdo ditë që kalon e bën argumentimin tonë më të fortë. Zonja Klinton tha gjatë një takimi me disa studentë në kryeqytetin danez se, pa mbështetjen e Rusisë, i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe Kofi Annan nuk mund të zgjerojë mandatin e tij për të nxitur Damaskun të ndërmarrë hapa lidhur me ato që ajo cilëson si rreziqe të tmerrshme. Në një vend të copëtuar nga ndarjet sektare, Sekretarja e Shtetit Klinton tha se vrasjet e vazhdueshme të njerëzve të pafajshëm nga ushtria, nga forcat e milicisë pro-qeveritare dhe nga kundërshtarët e qeverisë mund të kthehet në luftë civile. Ajo tha se një konflikt i tillë mund të shndërrohet me shpejtësi në një shkak për luftë rajonale. Zonja Klinton tha se kërcënimi për një konflikt më të gjerë rajonal përforcohet nga shqetësime të sigurisë ndër-kufitare në Jordani, Liban dhe Turqi. Naj më tej ajo theksoi: "Irani është mjaft i përfshirë në Siri. Forca të tyre ushtarake janë duke stërvitur ushtrinë siriane. Forcat e tyre të ashtuquajtura Quds, që përbëjnë një degë të ushtrisë, po ndihmojnë sirianët të krijojnë grupe milicore sektare. Gjithashtu kemi edhe Rusinë që vazhdon furnizimin e tyre me armë. "
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin