Klinton në Turqi për të hartuar
planin e rrëzimit të regjimit Assad

Klinton në Turqi për të hartuar<br />planin e rrëzimit të regjimit Assad
Sekretarja e Shtetit Amerikan udhëtoi sot drejt Turqisë për të hartuar planin e rrëzimit të regjimit sirian. Hilari Klinton pritet të takohet me liderët turq dhe aktivistët sirianë për të disktuar mbi konfliktin Sirian.

Ata pritet që të diskutojnë rrugët se si në mënyrë efektive të vendosin sanksione kundër Damaskut si dhe përgatitjet për një tranizicion të pushtetit, nëse rrëzohet qeveria e presidentit sirian, Bashar al Asad.

Zbriti sot në mëngjes në Turqi për të zhvilluar takime me liderët turq si dy vende të cilët planifikojnë rrëëzimin e presidentit Bashar Assad.

Për 11 ditë, Klinton ndërmori një turne në Afrikë dhe sot pritet në Stamboll ku planifikon të takojë kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe të bisedojë me sirianë të cilët janë larguar për ti shpëtuar dhunës që vazhdon në Siri.

Në Washingyon, Departamenti Shtetëror Thesarit deklaroi sanksione të reja mbi kompaninë shtetërore të naftës në Siri, Sytrol, duke e akuzuar se ka furnizuar me naftë iranin, dhe Libanin, në këmbim të mbështetjeve logjistike ndaj qeverisë së Asad.

Megjithatë sanksionet ekonomike, ndonëse tepër të dhimbshme për Damaskun, nuk po ndalojnë gjakderdhjen e regjimit të Assad. Rebelët thonë se po përgatiten për një sulm të ri për të rimarrë Halebin tashmë në duart e forcat e regjimit të Asad.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’