Të gjithë i mbajnë mend deklaratat e çiftit Klinton Zeqiraj dhe Renada Çaçi (aktorja e Portokallisë që luan rolin e Luzes) se dashuria e tyre nuk njeh moshë apo se janë shumë të lumtur krahë të njëri- tjetrit. Në fakt, ish e dashura e Klintonit, ishte plot 8-vite më e madhe se ai.
Por sot ndodhemi përballë një fakti krejtësisht të kundërt. Ato jo vetëm që nuk janë më bashkë, por kanë zgjedhur të jetojnë jetën e tyre, duke hedhur pas krahëve të shkuarën.
Tashmë modeli dhe moderatori Klinton Zeqiraj ka zgjedhur të zëvendësojnë Luzen e "Portokallisë" me një brune sexy. Në fotot që ka publikuar vetë moderatori në profilin e tij në Facebook, çifti duket shumë i dashuruar.

Por diçka s'mund të na shpëtojë..., edhe pse mund të jetë një karakteristikë e modelit. Klinton Zeqirajt nuk shkëputet dot nga tendenca për të pasur përkrah vetes një femër më të madhe në moshë se ai..., pasi edhe brunia duket më e madhe në moshë se ai. Ky është thjesht një dyshim dhe i mbetet Klintonit që të na e shuajë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

tashmë në krahët e tij një brune sexy ">