Kliton Zeqiraj: Jo vetëm model, tashmë dhe prezantues

Kliton Zeqiraj: Jo vetëm model, tashmë dhe prezantues
Klintoni bën pjesë tek ata djemtë e televizionit që gjithçka që bën në karrierën e tij, e përzgjedh me kujdes, për të patur dhe ruajtur imazhin e krijuar deri tani, e jo vetëm. I ka hyrë botës së artit që fëmijë dhe dashuria e tij për celuloidin dhe televizionin është forcuar me kalimin e viteve, për t’a konkretizuar këtë dashuri dhe pasion në projekte te ndryshme televizive. E për të mos shkuar larg projekti i tij i fundit është një program, një show për të gjithë fëmijët që e duan modelingun dhe pasarelën, të quajtur Hapa në Pasarelë. Klintoni bukuroshi sarandiot është moderatori i këtij spektakli, për më shumë lexoni intervistën që kemi realizuar me Klintonin për THASH&THEM.

Klinton së fundmi shfaqesh me një shoë modelingu për fëmijë, si u bëre pjesë e këtij eventi na trego diçka më shumë?

Producentja e këtij spektakli vendosi që unë të isha moderatori i spektaklit, fal punëve të mia nëpër televizione të ndryshme si moderator dhe dëshirës për të qenë gjithmonë pranë artit dhe televizionit, më kanë krijuar besimin për të moderuar këtë eveniment.

Ti vetë sa i do fëmijët dhe si ka qenë fëmijëria jote?

Është shumë mirë të jesh pranë fëmijëve kaq të talentuar dhe me kaq vullnet për artin, jam ndier shumë mirë unë i adhuroj fëmijët, kam patur një fëmijëri të veçantë do të thoja për arsye se kam sakrifikuar çdo gjë për t’u futur në botën e artit dhe dëshira e femijërisë për t’u bërë një balerin

Kur jemi fëmijë kemi ëndrra, cila ka qenë ëndrra jote më e madhe dhe sa e ke arritur atë?

Ëndrra ime më e madhe e fëmijërisë ka qenë të bëhesha një balerin i suksseshëm, e kam realizuar do të thoja pasi përveçse kam studiuar në shkollën kombëtare të koreografisë në Tiranë, kam studiuar dhe në Itali dhe Greqi në shkollë baleti ku tek kjo e fundit kam qenë pjesë e një agjensie mode të njohur në vend si Fotomodel

Balerin, Moderator, Model ku e gjen veten më mirë Klintoni?

Tek të treja e gjej veten nuk do të veçoja asnjë.

Ku e shikon veten pas 10 vjetësh?

Të jemi mirë deri atëhere (qesh) të kemi shëndetin në rradhë të parë, por pse jo një SHOËMEN i vërtetë.

I ke frikë sfidat, apo vetë jeta është sfidë për ty?

Aspak si kam frikë sfidat, për mua jeta është sfidë, dhe jam i gatshëm të sfidoj këdo që më nënvlerëson.

A je i kënaqur nga çka ke arritur apo ambicia jote kërkon akoma më shumë?

Njeriu, ose më saktë artisti, nuk mund të ndihet asnjëherë i realizuar ku në unin e tij qëndron ambicia për të ecur përpara, dhe për të eksploruar gjëra të reja tek vetja. Por pa dyshim çdokush do të donte të ishte në vendin që jam unë, por ja që jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Falenderoj Zotin dhe familjen time që më kanë ndihmuar në çdo hap të jetës time.

Sa vlerësohen balerinët dhe modelet në Shqipëri?

Arti në përgjithësi nuk vlerësohet në Shqipëri, prandaj edhe shumica e artistëve tani punojnë dhe studiojnë jashtë, aq më tepër balerinët dhe modelet.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë