Një klloun në qytetin e Trujillo të Peru-së ka terrorizuar fëmijët e mbledhur për një ditëlindje, duke i vënë zjarrin një rosaku të vogël.

Kllouni u mundua të performonte një iluzion në të cilin një nga një tigan në zjarr do të dilte një rosak i vogël.

Por papritur flakët përpijnë edhe rosakun i cili bie nga tigani i mbuluar nga flakët. Disa fëmijë nisin të bërtasin nga pamja e tmerrshme, ndërkohë që një burrë e shtyn me këmbë rosakun për t’ia afruar kllounit.

Duke parë që nuk kishte më se çfarë të bënte për të shpëtuar shpendin, kllouni u mundua të dilte nga situata duke e fshehur rosakun në një kapele dhe më pas vazhdoi me një truk tjetër magjie.

Shoqata lokale e kllounëve në qytetin e Trujillo tha se ky person nuk ishte pjesë e organizatës së tyre.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)