Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho është bërë pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave të organizuar nga DEABuenos Aires, bën me dije ambasada e SHBA-ve në një postim. Forumi merret me integrimin operacional, koordinimin dhe bashkëveprimin kundër organizatave terroriste e kriminale.

Gjatë konferencës, prokurorët e SPAK-ut zhvilluan 12 takime të rëndësishme me kolegë nga SHBA-të, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Për pjesëmarrjen në këtë forum, SPAK është mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve me qëllim bashkëpunimin me prokurorë dhe agjenci të tjera për të luftuar krimin ndërkombëtar.

Postimi:

“Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara. Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.”

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16

    Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?