Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka komentuar në një status të tijin në Facebook, takimin e deputetit socialist Ben Blushi, me socialistët e Beratit. Klosi thotë se pjesëmarrësit në takim, s’kanë asnjë lidhje me PArtinë Socialiste.

Postimi i ministrit Blendi Klosi
Si i deleguar i PS në qarkun Berat dëshiroj të ndaj një të vërtetë të thjeshtë lidhur me takimin e sotëm të Ben Blushit në qytetin e 1001 dritareve. Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm si anëtarë dhe themelues të PS! Fatkeqësisht kjo është e pavërtetë dhe pjesëmarresit kanë ngjallur një ilaritet të madh në PS e Beratit për hir të së vërtetës.

Te pranishmit, as sa gjysma e numrit te deklaruar për mediat, s'kanë asnjë lidhje me PS. Jo vetëm kaq. Ky ka qenë nje rast i mirë mesa duket që njerëz të PD apo të të gjitha partive, të kalojnë një të shtune duke sharë qeverinë dhe PS nën udhëheqjen e një deputeti të PS!

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)