Klosi: Berisha vetëm shpif
ai është gorja e Shqipërisë

Klosi: Berisha vetëm shpif<br />ai është gorja e Shqipërisë
TIRANE- Vetëm një ditë pas akuzave të forta të kryeministrit Sali Berisha ndaj sekretarit të organizimit në Partinë Socialiste, Blendi Klosi në mes të sallës së Kuvendit, teksa po debatohej për buxhetin e shtetit për vitin 2012, ka ardhur dhe reagimi i ashpër i funksionarit të lartë socialist. Që nga Prishtina ku ndodhej në një vizitë me kryetarin socialist, Rama, sekretari i PS Blendi Klosi i ka cilësuar të gjitha akuzat e Berishës ndaj tij, si shpifje.

Madje nuk ka kursyer as gjuhën e ashpër në drejtim të kreut të mazhorancës së djathtë shqiptare që po qeveris vendin në mandatin e tij të dytë. Teksa ka nënvizuar faktin se të gjithë ata që folën në Kuvend, si nga spektri i djathtë politik, ashtu dhe nga spektri i majtë politik, kush më pak dhe kush më shumë u munduan të japin argumentet e tyre normale për buxhetin e shtetit për vitin 2012, Klosi ka akuzuar se "i vetmi person i cili nga fillimi deri në fund vetëm u mor me shpifje dhe fyerje është Sali Berisha. Dhe ato që tha në adresën time janë fund e krye shpifje dhe të pavërteta".

Duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë të gjitha akuzat e Berishës, në lidhje me sjelljen e zyrtarit të lartë socialist në Montekarlo, ku sipas kreut të qeverisë, është ndaluar nga policia në një kazino, dhe ka qënë kërkesa e tij për policinë e këtij vendi, por dhe paratë e kreut të bashkisë së Durrësit, Dako ato që e kanë nxjerrë nga sikleti Klosin. "Sali Berisha është gorja e Shqipërisë. Ai duhej të ishte marrë me mbrojtjen e buxhetit të shtetit, të fliste për krizën që ka mbuluar vendin, për borxhin ku është zhytur vendi nga keqqeverisja e tij. Ai po shkatërron vendin", ka reaguar ashpër Klosi, teksa nuk ka kursyer akuzat në drejtim të kreut të qeverisë, duke deklaruar se ka shkatërruar Krujën, qytetin e lindjes së Skënderbeut heroit tonë kombëtar, si dhe Tiranën, vendin ku heroi ka bustin.

"E lanë Skëderbeun pa shesh dhe Krujën pa mal, këtu ndërtuan kodrën para monumentit për të hequr sheshin e trashëgimisë kulturore dhe të Edi Rames, atje shkatërruan kodrat për të bërë sheshe që të nxirnin çimento për bizneset familjare e klienteliste", ishte akuza e fortë e Klosit. Duke vijuar më tej se ndërtimi në sheshin qëndror të kryeqytetit është pa leje, pa projekt, pa buxhet në shkelje totale, sipas tij të gjithë procedurave. "Propagandë idiote që çliruam trafikun, ndërkohë që ka kaos total, me qytetarë dhe makina. Sheshi u mboll me mullaga, dardha e një si fidanishte arrorësh duke mos pasur asnjë arësye që të themi se Tirana, kryeqendra e shqiptarëve ka shesh qëndror, Tirana tani ka një rrethrrotullim të madh", akuzoi Klosi.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme