Klosi: Duhet të hapen agjenci të
reja për punësimin e përkohshëm

Klosi: Duhet të hapen agjenci të<br />reja për punësimin e përkohshëm
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte sot i pranishëm në takimin e organizuar në bashkëpunim me IOM, mbi punësimin dhe politikat mbrojtëse të punëtorëve migrantë në Shqipëri.

Në aktivitetin me temë “Nxitja e mundësive të përshtatshme për punësim dhe mbrojtjes së punëtorëve migrantë në Shqipëri”, u vu theksi  mbi vlerësimin e kuadrit rregullues të Agjencive Private të Punësimit në Shqipëri kundrejt standardeve ndërkombëtare të miratuara për rekrutimin e punëtorëve migrantë.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Klosi u shpreh se “agjencitë tona shtetërore, po modernizohen dhe po hartojnë politika të qarta për punësim, duke bërë ndryshimet e duhura ligjore. Ne jemi në partneritet të haur me shoqatat e punës.Ne duam të bashkëpunojmë me biznesin, e të ndajmë eskluzivitetin me shoqatat. Ne duam që të rinjtë të kenë mundësinë e trajnimit dhe punësimit. Për ne  është shumë e rëndësishme që të ngrihen agjenci të reja për punësimin e përkohshëm të qytetarëve, në mënyrë që këto agjenci të jenë aktorë dhe faktorë në jetën sociale”.

Ai përmendi sezonin e turizmit, duke nënvizuar se duhen menaxherë dhe njerëz të kualifikuar në këtë aspekt.

Ndaj, Klosi bëri me dije se për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit të këtyre aspekteve, janë parashikuar masa në lidhje me rishikimin e legjislacionit për agjencitë e punësimit, si dhe krijimin e një regjistri me të dhëna, në nivel rajonal. Do të duam të kemi të dhëna për agjencitë e punës, që të shkëmbehen informacione midis agjencive të ndryshme.

Sakaq, ai vlersoi hapësirën që do i jepet arsimit profesional për të ngritur një sistem me punëtorë të kualifikuar. Po ashtu, Klosi tha se “ne  kemi diskutuar me agjenci private, për mënyrën sesi duam që të rregullojmë raportin normal me standartet europiane të ofrimit të punës/atsh

Në fjalën e tij në këtë takim, kreu i Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Nikolin Jaka ka theksuar se realisht, në vendin tonë ka punë, por se në shumicën e rasteve ajo refuzohet për shkaqe që lidhen më shumë me dëshirën e shqiptarëve për të punuar, sesa me pagën apo edhe me kushtet e tjera. Ndaj ai theksoi se mbetet sfidë rikthimi dëshirës së qytetarëve shqiptarë te puna. “Edhe në vendet e rajonit, fqinjë me ne, nuk është se ka paga më të larta sesa te ne, por atje ka një dëshirë të theksuar për të punuar. Realisht, kjo është një sfidë dhe duhet të kthehet tashmë në eficiencën e fuqisë punëtore për t’iu përgjigjur zhvillimit ekonomik dhe rentabilitetit familjar. Kjo pasi në Shqipëri ka punë, por nuk ka shumë dëshirë për të punuar”, - tha Jaka.

Thuajse në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i shoqatës së sipërmarrësve “BiznesAlbania”, Luan Bregasi, i cili po ashtu theksoi se biznesi ka nevojë për punëtorë. “Ka ardhur koha dhe momenti për rekrutime profesionale dhe etike, sepse edhe tregu i brendshëm dhe ai i huaj kanë nevojë për profesione dhe zanate e tashmë ka ardhur koha edhe nga pikëpamja e përmirësimit të legjislacionit. Ndaj dëshiroj të bëj me dije për këtë auditor që MMSR së bashku me shoqatat e biznesit ka përgatitur ligjin e zanateve, pra për të nxitur dhe stimuluar profesionet. Tregu ka nevojë për profesione, ne kemi nevojë për punëtorë, por nuk kemi punëtorë të kualifikuar”, - tha Bregasi.atsh

Redaksia online
(s.m/shqipatarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'