TIRANE - Qëndrimi i kryediplomatit amerikan, Aleksandër Arvizua, lidhur me bashkëpunimin mes institucioneve në vend për parandalimin e krimeve si dhe arrestimet që duhen të jenë më të shumtë, duket se ka gjetur mbështetje nga ana e politikanëve apo dhe ish-krerëve të institucioneve të rëndësishme në vend. Për gazetën Shqiptarja.com deputeti socialist dhe anëtari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Pirro Lutaj thekson se krimi në vend si dhe masat ndëshkimore të pakëta vijnë si rezultat i zbehjes së profesionalizmit të strukturave të policisë në vend gjatë gjithë mandatit qeverisës së saj.
“Zbehja e profesionalizmit të policisë dhe e qeverisë në ikje, nuk është një fenomen vetëm i periudhës së tranzicionit politik (i këtyre 2 mujve), por një realtet i jetuar prej shqiptarëve prej 8 vjetësh, e sidomos në 4 vjecarin e fundit 2009~2013. Është kjo periudha më famëkeqe e policisë shtetit shqiptar kur në drejtimin e saj u vendosën militant të verbër politik të cilët jo vetëm u angazhuan personalisht nëpër fushata zgjedhore, por shmangën edhe strukturat në vartësi të tyre nga misioni që kanë”, shprehet Lutaj.
Deputeti i Qarkut të Fierit shkon dhe më tej në qëndrimin e tij, duke denoncuar raste konkrete sesi drejtorët e policisë janë kthyer në militantë dhe nuk janë fokusuar në zbardhjen e krimit dhe arrestimet e autorëve. “Tipik më duket rasti i Drejtorit të Policisë Qarkut Fier, i cili u rreshtua dukshëm politikisht, madje kishte premtuar drejtuesit politik të PD në këtë qark, se do ta kthente gjithë qarkun e në veçanti rrethin e Mallakastrës në ngjyrë blu.
Këta tipa drejtorash nuk është se kanë pasur ndonjë herë aftësi për të krijuar e drejtuar struktura me preformanca të qënësishme, përveçse kanë ditur të marin formën e eprorëve të radhës. Në këto kushte askush nuk ka shpresuar që strukturat e policisë të mbushura me militantë do të parandalonin krimet apo do të zbardhnin vrasjet e shumta të cilat tashmë për drejtuesit e sektorëve të sigurisë në Shqipëri, nuk përbëjnë më lajm”, shprehet deputeti i PS.
FATOS KLOSI
Një qëndrim të ashpër ndaj neglizhencës së qeverisë në ndalimin e krimit si dhe të korrupsionit apo dhe trafiqeve të llojeve të ndryshme në vend e ka dhënë dhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Në një prononcim për Shqiptarja.com, ai shprehet së qëndrimi i amerikanëve në këto momente ka vlerë më tepër për qeverinë e re sesa për atë që është në ikje. “Nuk është detyrë direkte e qeverisë së re që të fillojë me arrestimet.
Gjithë problemi është që kjo qeveri duhet të nxisë institucionet, të cilët duhet të bashkëpunojnë në luftën me trafikun e të gjitha llojeve përfshirë të drogës që ka mbetur ende me problem si dhe me personat e përfshirë në korrupsion. Të bëjë korigjimet për t`i dhënë mundësi më shumë Prokurorisë dhe Policisë që të jetë më aktive në luftën kundër trafikut, korrupsionit apo dhe krimeve të tjera. Ndërsa për qeverinë e vjetër unë jam i bindur që Arvizu ka të drejtë. Ajo ka qenë vërtet tolerante ndaj këtyre gjërave.
Policia ka qenë shumë klienteliste në ndjekien e trafiqeve, njerëz që ka quajtur të saj i ka toleruar si dhe njerëz që nuk kanë patur miqësi me policinë apo dhe figurat e larta, i ka ndjekur e i ka penalizuar. Nëpërmjet tyre policia pretendon se ka qenë në krye të detyrës”, shprehet Klosi. Sipas tij, ky është dhe momenti i duhur diplomatik i amerikanëve në vend. “Mësa duket amerikanët deri tani kanë mbajtuar atë qëndrimin normal diplomatik që në marrëdhëniet me qeverinë të jenë të kujdesshëm dhe diplomatik.
Ndërkohë që kjo qeveri është në tranzicion mesa duket janë të drejtëpërdrejtë dhe e ndiejnë veten më pak të detyruar që të përdorin gjuhën diplomatike. Është dhe një tërheqje vëmendje për qeverinë e re se ku duhet të fokusohet më tepërm në cilat problematika që ka lënë qeveria e vjetër”, shprehet Klosi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com