Klosi: Këtë vit, Qendër Formimi 
Profesional nxënësve që s'dëgjojnë

Klosi: Këtë vit, Qendër Formimi <br />Profesional nxënësve që s'dëgjojnë
Ministria e Mirëqënies Sociale e Rinisë pritet që gjatë këtij viti të ngrejë një qendër formimi profesional për nxënësit që nuk dëgjojnë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri Blendi Klosi gjatë një aktiviteti ku u inauguruan klasat e mësimit të profesionit në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë.

Në planet tona, në përputhje me kërkesat që vijnë nga Strategjia për Aftësi dhe  Edukim Profesional, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Personat me Aftësisë të Kufizuar e në përputhje me disa ligje e vendime që ka marrë Qeveria, ne do të përpiqemi shumë që gjatë këtij viti të ngrejmë Qendrën e Formimit Profesional që nxënësit të kenë mundësinë të marrin një profesion dhe pasi të mbarojnë këtë edukim, të jenë të gatshëm të përballen me tregun e punës” ka thënë ai.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane dhe PNUD, përuroi në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, klasat e rinovuara të mësimit të profesioneve të zdrukthëtarisë, rrobaqepësisë dhe këpucarisë, në të cilat mësojnë një profesion 56 nxënës që nuk dëgjojnë të klasave të 6-ta deri të 9-ta dhe prej të cilëve 25 janë vajza.
 
Klosi tha se realizimi i këtyre laboratorëve ishin thelbësorë për marrjen e një edukimi të rëndësishëm për fëmijët e kësaj shkolle, si qytetarë të denjë të Republikës së Shqipërisë. Një edukim që do t’i prezantojë ata me rregullat e shoqërisë sonë e tregun e punës në Shqipëri dhe ky edukim, do të jetë pikërisht formimi për një zanat.
Klosi  i falenderoi fëmijët pjesëmarrës në aktivitet, nxënës të këtij instituti dhe i përgëzoi ata për aftësitë e treguara profesionale të shpalosura në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Duke treguar kështu, që në shoqërinë tonë ka vend edhe për aftësitë e tyre të veçanta.

Gjithashtu, edhe të gjithë partnerët që bënë të mundur këtë ndërhyrje, PNUD që mbështet në   proceset e  perfshirjes   sociale, Qeverinë Zvicerane që financon programin e përfshirjes sociale, organizatën ANAD që ka ngritur zërin për të tërhequr vëmendjen tek problematika e komunitetit të vet dhe Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, përfshirë stafin, për gjithë seriozitetin e treguar në këtë bashkëpunim.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori