TIRANE- Krimi investon paratë e tij tek një pjesë e politikës shqiptare duke financuar në këtë mënyrë dhe për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti të cilat janë në prag. Alarmin e ka ngritur djeish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi, teksa në mënyrë eksluzive për gazetën "Shqiptarja.com" ka deklaruar se po i kthen kësaj pjese të politikës borxhin e mungesës së vullnetit politik për të luftuar qarkullimin e miliardave të krimit të cilat në Shqipëri kanë gjetur parajsën e "lëvizjes së lirë" e pa ndalesë.
"Bllokimi i pasurive të krimit nuk është realizuar në Shqipëri. Krimin në Shqipëri po e mbron një pjesë e politikës. Nëse do të kishte vërtetë vullnet për të luftuar krimin e organizuar, për të bllokuar paratë e krimit, mund të bëhej fare lehtë pasi Shqipëria është një vend i vogël, i menaxhueshëm dhe mund të verifikohen dhe kontrollohen farë kollaj të gjitha këto pasuri, nëse kjo pjesë e politikës nuk është e lidhur me krimin dhe paratë që lëvrohen prej tij", ka qënë deklarata e djeshme e ish-kreut të SHISH Fatos Klosi për gazetën tonë. Ai nënvizon faktin se mungesa e bllokimit të pastrimit të parave dhe përdorimit të tyre për qëllime pozitive, tregon qartë se vjen për shkak të mungesës së vullnetit të një pjese të politikës.
"
Ndaj unë them se ky vullnet politik nuk ekziston, pasi nëse do të ndodhte atëherë këto para dhe pasuri të krimit do të bllokoheshin dhe do të përdoreshin për të luftuar më tej krimin", nënvizoi Klosi. Për të cilin investimi i parave të krimit tek politika është më tepër një larje borxhi ndaj heshtjes që ajo ka bërë. "Financimi i një pjese të caktuar të politikës nga ana e krimit të organizuar, është një mbështetje për të shlyer borxhin ndaj saj për gjithë lehtësirat e mungesën e kontrollit ndaj tij, duke e lënë të kryejë aktivitetin pa u shqetësuar në Shqipëri. Mbështetja që krimi, përmes parave të pista po i bën një pjese të politikës shqiptare është më evidente në rastin e fushatave elektorale", tha ish-kreu i SHISH. Duke shfaqur shqetësim dhe për përmasat që ka marrë një shtrirje e tillë e krimit në Shqipëri, krahasuar dhe me masat që janë marrë ndaj tij në prerjen e "damarit" financiar që e mban gjallë dhe e zhvillon atë në të gjithë mënyrat e mundshme duke arritur deri te politika dhe drejtësia. "Rezultatet në konfiskimin e pasurive të krimit që janë shënuar deri më tani janë qesharake, pasi bëhet fjalë vetëm për mijëra dollarë në krahasim me shumat marramendëse prej miliarda dollarëve që lëviz krimi në Shqipëri. Paratë e pista pastrohen kudo në botë, por pastrimi masiv bëhet në ato vende ku strukturat e shtetit janë të dobëta dhe mungon vullneti politik për të luftuar krimin, siç është rasti i Shqipërisë aktualisht", thotë Klosi.
"Paratë e terrorizmit nuk vijnë në Shqipëri, pasi ne jemi vend i vogël, dhe këto kontigjente të krimit ndërkombëtar kërkojnë vende të mëdha për shkak të spektaklit që kërkojnë të realizojnë. Dhe kriteret për këtë e përmbushin vetëm vendet e mëdha, ndërsa Shqipëria është jashtë vëmendjes së tyre", ka nënvizuar ish-kreu i SHISH.
(jm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com