“Të tjerë abuzues të ndihmës ekonomike janë identifikuar dhe gjatë 2016 do të hiqen nga lista”.Kjo është deklarata e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes në Komisionin e Punës. Janë mbi 800 familje qëdo të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike për vitin 2016..
Shkurtime sipas ministrit do të ketë edhe në trajtimin ekonomik të personave me aftësi të kufizuara, ku edhe në këtë kategori pritet të dalin nga skema.
“Në 2016-n do ketë ulje të numrit të abuzuesve të ndihmës ekonomike. Fondi për ndihmën ekonomike dhe PAK është 21 mld lekë,” tha Klosi teksa vlerësoi se buxheti i MMSR për vitin 2016 është 5.8 mld lekë më shumë sesa për këtë vit.
Por deklarata e ministrit hasi në kundërshtinë e opozitës. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi i kërkoi Klosit të shpjegojë se cila është formula e largimeve nga skemat e trajtimit social.
“Keni ulur fondet duke hedhur familjet në rrugë, ky është krim”, tha Vokshi.
/Shqiptarja.com