TIRANË – Partia Socialiste mendon se e ka të garantuar në qarkun e Durrësit fitoren e 7 mandateve kundrejt 5 mandateve të PD-së, por përsa kohë numërimi ende nuk ka përfunduar, PS-ja shpreson të marrë edhe mandatin e tetë.
 
Këtë ide ka shfaqur kandidati Blendi Klosi në një prononcim për “A1 Report!” “Rezultati i pritshëm nga ana jonë është thellimi i fitores,” – tha ai. –“Presim që të fitojmë mandatin e tëtë  për koalicionin e majtë. 7 mandate kundrejt 6 ne i kemi arritur, por suksesi do ishte 8 me 5. Jemi në fazën ku nuk do kemi më pushim, sepse siç e tha edhe kryetari i PS-së, është koha për të mbrojtur çdo votë.
 
Megjithatë, puna jonë 8-vjeçare në opozitë mori fund dhe me këtë duhet të jenë të lumtur edhe të djathtët që duhet ta kuptojnë se nuk e meriton votën nëse nuk merresh me njerëzit.
 
Kurse, rezultati në rang kombëtar ka kaluar çdo parashikim. Ky ishte një reagim shumë i fortë qytetar sepse këto vite ka ndodhur një masakër me administrimin e jetës së qytetarëve. Ishte e vështirë të gjeje një qytetar në qarkun e Durrësit që të kishte një arsye për të votuar Sali Berishën. Banorët e qarkut të Durrësit ishin të bllokuar dhe kishin nevojë për një frymëmarrje,”- përfundoi Klosi.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)