Operacionin 6- mujor “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” e prezantoi ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi. Në terren për pastrimin e gjithë territorit të vendit do të jenë rreth 150 mijë vullnetarë.
Ky proces, vjen pas krehjes së terrenit nga inspektoratet mjedisore në të gjithë vendin, duke ndërtuar në këtë mënyrë edhe hartën e parë të plotë me vendgrumbullimet e mbetjeve.
Janë plot 9 mijë vendgrumbullime mbetjesh apo mbeturinash, që janë gjurmuar nga krehja e territorit nga inspektorët që do të jenë targeti i pastrimit nga vullnetarët, studentë, nxënës, ushtria, shoqëri civile dhe gjithë qytetarët që duan t’i bashkohen kësaj nisme.
dy.b/shqiptarja.com