Klosi në Durrës: Pastërtia dhe sigurimi i jetës së turistëve kushtet për një sezon turistik të suksesshëm

Ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se sigurimi i jetës së turistëve dhe pastërtia  janë kushtet për një sezon turistik të suksesshëm.

'E kemi detyrë tashmë që të sigurojmë jetën, jo vetëm nëpërmjet shtimit të forcave të rendit dhe strukturave që e zbatojnë këtë, po kemi shumë nevojë te jemi shumë më të kujdesshëm përsa i përket jetës në plazh, ruajtjes së plazheve standardeve dhe zbatimit të protokollit që përsëri do të duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë që nuk kemi dalë nga pandemia dhe ka një protokoll të firmosur mes dy Ministrive, institucioneve, midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë se Turizmit .

Duke siguruar që kemi ruajtësit e plazhit, ruajtësit në det, ruajtje nga mjetet e shpejtësisë, forca të shtuara të strukturave për të kontrolluar një fluks të madh turistik unë mendoj të jetë përsëri si 2019 edhe ky vit. Dhe të kemi po ashtu sigurinë e standardeve pra që shërbejnë. Pra që shërbimi të jetë i njëjtë, shërbimi të jetë i menaxhuar, të kemi pastërti të shtuar në të gjithë qarkun tonë dhe të kemi struktura shtetërore të cilat e kuptojnë që ky vit ka të beje shumë me gjithën 10-vjeçarin e ardhshëm se si do të shkojë me shërbimin. E kemi diskutuar shpesh me operatorët turistik në rast se këtë vit do të çedojmë nga shërbimet duke menduar që u hap tani përsëri historia se duhet të jemi shumë agresiv, duhet të bëjmë vetëm biznes besoj do të bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm jo vetëm për destinacionet në Durrës por dhe për të gjithë destinacionet në Shqipëri. '- tha Klosi.

Në mbledhjen e Komitetit të Turizmit për Rajonin e Durrësit u fol edhe mbi sezonin e ri turistik, mënyrën e menaxhimit, aplikimin për stacione plazhi nëpërmjet sistemit të 'E Albanias', si dhe krijimi i standarteve për turistët e huaj.

‘Kemi plotësimin e kushteve që është pagesa e tarifës bashkiake dhe po ashtu sigurimi i higjienës tualeteve dusheve dhe ruajtësve të plazheve për të garantuar jetën e qytetarëve. Të mos harrojmë se për një strukturë të menaxhuar që ka ruajtësin e plazheve një aksident në det përbënë vepër penale për poseduesin e plazhit që nuk e ka ruajtësin e plazhit si dhe vepër penale karshi ruajtësve të rendit dhe zbatimit të ligjit”, tha Ministri Klosi.

Ndërkohë sipas kërkesave nga Bashkitë pritet të ketë një rihapje të aplikimeve nga e Albania për stacione plazhi.

“Kemi plotësimin e kushteve që është pagesa e tarifës bashkiake dhe po ashtu sigurimi i higjienës tualeteve dusheve dhe ruajtësve të plazheve për të garantuar jetën e qytetarëve. Të mos harrojmë se për një strukturë të menaxhuar që ka ruajtësin e plazheve një aksident në det përbënë vepër penale për poseduesin e plazhit që nuk e ka ruajtësin e plazhit si dhe vepër penale karshi ruajtësve të rendit dhe zbatimit të ligjit”, tha Ministri Klosi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja