Klosi në landfillin e Peqinit: Mbajtja e mbetjeve në qytet nuk është zgjidhje

Klosi në landfillin e Peqinit: Mbajtja e mbetjeve në qytet nuk është zgjidhje

Mbajtja e mbetjeve në qytet nuk është zgjidhje. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga Peqini tha se mbetjet duhen çuar në landfillet. Deklaratat u bënë gjatë një vizite punë që ministri zhvilloi në landfillin e bashkisë Peqin, duke parë konkretisht mbledhjen e mbeturinave.

“Projekti gjerman këtu në Peqin po bënë ndarjen të gjithë mbetjeve të riciklueshme  po pastaj ndarjen e atyre të cilave duhet të shkojnë për eliminimin përfundimtar të cilat duhet të shkojnë në landfilldin kryesor  dhe në icenerator. Kjo strategji siç e tha dhe eksperti gjerman është një strategji që po ndiqet në të gjitha qarqet ku tashmë janë bërë investime të jashtëzakonshme për landfilldet rajonalë por do të duhet shumë që Bashkitë edhe në kuadër të projekt buxhetit të vitit 2021 të fillojnë të mendojnë që mbajtja e mbetjeve në qytetet nuk është zgjidhje, duhet çuar në landfillet qendror do të punojmë fort që të gjitha instrumentet që kemi në dorë por dhe me zbatimin e ligjit për ti nxitur Bashkitë që të procedojnë duke i çuar mbetjet në landfillet rajonale”, tha Minsitri Klosi.

Hermann Plumm Menaxher i Programit per Menaxhimin e Mbetjeve GIZ theksoi faktin që qeveria gjermane në këtë mënyrë po asiston dhe Bashki të tjera.

“Ky është venddepozitimi i parë që ne po rehabilitojmë me kërkesën e ministrisë së Mjedisit ne do të rehabilitojmë edhe 5 vend depozitime të tjera përkatësisht në  Mallakastër, Skrapar, Përrenjas dhe Këlcyrë. Kjo është një zgjidhje që bashkia ta përdorë për 5 vite. Në të njëjtën kohë, Peqini dhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit do të duhet ti çojnë mbetjet në inceneratorin e Elbasanit. Qeveria ka miratuar një masterplan ku bashkitë do të duhet ti dërgojnë mbetjet në zonën e tyre rajonale qoftë ky incinerator apo landfill sanitar”, Hermann Plumm.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Peqin shpjegoi procesin e punës dhe të mirat që i sjell ky landfill dhe kjo mënyrë pune bashkisë që ai drejton.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 30/06/2020 18:06

    Ik mo minister kukull. Ti sje i afte per asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes